E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, CEZ mund të humbë 514 mln $ në 3 vjet

Prodhuesi më i madh i energjisë në Republikën Çeke CEZ mund të humbasë më shumë se 10 miliardë korona, apo 514 milion dollarë në tre vjet në Shqipëri.

Raporti vjen nga një e përditshme çeke, Lidove Noviny, e cila i referohet nje raporti vjetor (2011) të CEZ.

Distributori i energjisë është duke humbur para pasi Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri rriti tarifat që kompania i paguan prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike, pa e lejuar CEZ të rrisë çmimet për klientët e saj, thotë gazeta.

Vetëm pak kohë më parë, gjatë një vizite të kryeministrit çek në Shqipëri, Petr Neças, u premtua nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha se do të zgjidhet çështja, duke gjetur zgjidhjen më të mirë dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›