E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ mund të humbasë 500 milionë dollarë nga vendimi i ERE

CEZ mund të përballet me një humbje prej më shumë se 523 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme për shkak të një vendimi të rregullatorit të tarifave të energjisë elektrike (Enti Rregullator i Energjisë). Një gjë e tillë thuhet në raportin vjetor të vitit 2011 të kompanisë çeke.

CEZ Shpërndarje Sh.A e kundërshtoi vendimin për tarifat pas publikimit në gazetën zyrtare. CEZ Shpërndarje mund të marrë një ndikimin negative prej 10.15 miliard kroun gjatë periudhës 2012-2014 si rezultati i aplikimit të tarifave të reja”, thotë CEZ-i.

Kompania shpjegon se këtu përfshihen edhe 6.5 miliard kroun, shumë e cila mund të mos mblidhet nga konsumatorët.

CEZ shprehet se sipas marrëveshjes së privatizimit të vitit 2009, që solli këtë kompani në Shqipëri, thuhej se kjo do të reflektohej në vendimin e rregullatorit të tarifave.

CEZ ankohet se vendimi i rregullatorit e detyron atë të shesë energjinë elektrike nën kosto, pasi CEZ do të paguaj një çmim më të lartë për prodhuesit e energjisë dhe kjo nuk është reflektuar në çmimin me të cilin ajo do  tua shesë konsumatorëve.

Kompania i ka kërkuar Bankës Botërore që të hapë çështje ndaj Shqipërisë ose ajo do të tërheqë shumën prej 60 milion euro, lënë si garanci për privatizimin për të mbuluar humbjen. /Reuters/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›