E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Presidenti, jo ata për të cilët flitet që në fillim

Ambasadori Aleksandër Arvizu

Ambasadori i SHBA: Mesazhet e Klinton për Berishën.

Shoh kryetaren e Parlamentit, Topalli, Nano, Metën, Artur Zhejin e Fatos Lubonjën

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i ftuar mbrëmë në A Show me Adi Krastën në Vizion Plus, foli për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Sipas tij, eksperienca shqiptare ka treguar se jo gjithnjë emrat e lakuar që në fillim janë zgjedhur në krye të shtetit.
Ambasadori amerikan në Tiranë vlerëson pesë nga kandidaturat e përmendura në media javët e fundit.
Ne publiku perceptuam se ambasadori i ri i SHBA, në ditët e para të punës këtu, nuk ishte shumë i drejtpërdrejtë me palët politike, por tani, një vit e gjysmë më pas, jo vetëm që e kuptoj çfarë po bëni këtu në emër të qeverisë dhe vendit tuaj, por për të qenë i sinqertë, e mbështes plotësisht, në kuptimin që ju nuk doni të bëheni pjesë e kësaj xhungle. Tani të shkojmë në Amerikë. Lajmet se Kryeministri dhe lideri i opozitës shkuan në SHBA, u takuan me zyrtarë amerikanë, kongresmenë e të tjerë. Pati shumë spekulime këtu për atë që u tha dhe si u tha. Do tju pyes: a ishte sekretarja e Shtetit Klinton shumë e drejtpërdrejtë, shumë e qartë me Kryeministrin?
Pikë së pari, nëse mundem, për tiu kthyer çështjes së mëparshme, i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta. Do të doja të merrja mundësinë për tu shpjeguar disi. Është e kuptueshme që njerëzit në Shqipëri kanë pikëpamje shumë të forta politike. Edhe në Amerikë njerëzit kanë pikëpamje të forta për politikën atje. Këtu, ndonjëherë kam përshtypjen se fituesi merr gjithçka, ose, nëse nuk je totalisht me mua, je kundër meje. Pra, nuk ka rrugë të mesme, dhe mendova me veten time: si ta shpjegoj këtë? Të flasim për Kryeministrin, për shembull. Ai admirohet nga shumë njerëz, por jo nga të tjerë. Ka disa njerëz që vijnë e më thonë: shiko, ti mbështet Sali Berishën, ti do që Sali Berisha të jetë i suksesshëm. E di se cila është përgjigjja ime? Ke absolutisht të drejtë. Dua shumë që ai dhe qeveria të bëjnë një punë të mirë. Dua që ai dhe PD të ecin mirë. Po kaq i suksesshëm dua që të jetë edhe z. Rama dhe që socialistët të ecin mirë. Dua që të gjithë ata të japin më të mirën e tyre, të jenë në gjendje të artikulojnë politikat e tyre, çfarë do të bëjnë ata për popullin shqiptar. Pra, nëse akuzat janë se dua që z. Berisha të jetë i suksesshëm, përgjigjja ime është: e saktë. Ju doni që z.Rama të jetë i suksesshëm. Po, kjo është absolutisht e saktë.
Kjo kuptohet tani nga publiku në përgjithësi. Po cili është një mesazh i qartë nga Departamenti i Shteti dhe institucionet e tjera?
Unë isha në takim. Kuptohet, nuk mund të futem në detaje, por mendova se sekretarja Klinton e bëri shumë të qartë mbështetjen e plotë të SHBA për popullin shqiptar, këtë vend të mrekullueshëm dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal, për atë që po bën si vend anëtar i NATO-s, apo përparime që kanë ndodhur këtu në 21 vitet e fundit. Mendova gjithashtu se ajo ishte shumë e qartë në shprehjen e shpresës dhe disa nga shqetësimet tona për përparimin e ngecur në disa fusha, si lufta kundër korrupsionit, shteti ligjor. Kështu pra, mendoj se mesazhet e SHBA ishin shumë të qarta.
Po e shijoj shumë këtë intervistë. E kuptoj që sjellja e një ambasadori duhet të jetë e kujdesshme dhe elegante, që disa detaje nuk mund të bëhen publike, por do tju bëj një pyetje shumë të drejtpërdrejtë, edhe pse mendoj se e di përgjigjen. E dini ju emrin e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë?
Shiko, anglishtja është një gjuhë mjaft interesante. Mund ta interpretoni në dy mënyra këtë pyetje: a e di unë se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë? Ose, a ka të ngjarë që unë ta njoh personin që do të jetë Presidenti i Shqipërisë, kushdo qoftë ai?
Më lejoni të jem i saktë në anglisht, dua të di të dytën.
Nuk e di. Ndoshta. Di për listën e Çanit. Nuk është vetëm lista e Çanit, por për sa i përket kësaj, shoh kryetaren e Parlamentit Topalli, z. Nano, z. Meta është përmendur, Artur Zheji, Fatos Lubonja. E di se kush janë këta, pra, nëse është një nga këta, do të them: po, e njoh Presidentin e ardhshëm. Por, duhet të jem i sinqertë. Disa nga emrat janë njerëz që si kam takuar, kështu që pyes stafin tim në Ambasadë. Kush është ky person për të cilin shkruhet në gazetë ose media?
Të pyesësh një shqiptar për një shqiptar tjetër se kush është ai, kjo nuk është ide shumë e mirë. Nuk flasim mirë për njëri-tjetrin në ambiente të tjera. Shaka
Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme, personi që del President nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim.
Pra del një As që nxirret nga mënga.
Nëse do të ishte një garë kuajsh, do të ishte kali i zi, ose dikush që sta merr mendja, jo dikush për të cilin njerëzit flasin. Por ndoshta nuk do të jetë kështu. Mendoj se kjo është ajo që e bën interesante.
Dhe ju jeni shumë kurioz për të mësuar se kush është ai apo ajo?
Sigurisht, jam shumë kurioz. Përsëri kjo është pjesë e procesit politik, prandaj është interesante. Jam kurioz të shoh se si do të vazhdojë kjo, sepse shumë njerëz janë të interesuar për këtë, por edhe sepse kjo është shumë e rëndësishme për vendin.
Christianne Amanpour bëri një intervistë të shkëlqyer me ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, që shqiptarët e duan shumë, në këtë vend, në Shqipëri, por dhe në Kosovë. Isha shumë i impresionuar nga një nocion që ajo përdori, se SHBA nuk u lejohet gjithnjë apo nuk janë gjithnjë në gjendje që të arrijnë një gjykim moral për çështje në të gjithë botë, për shkak të traditës së vendeve, p.sh. Sirisë, Kosovës, Shqipërisë. Ajo foli për një zonë gri në gjykime e vendime. Janë ato momentet shumë mbresëlënëse kur ambasadori Arvizu përveshi mëngët për tu përfshirë në procesin e numërimit të votave. Pastaj, si ta them, i ulët prapë mëngët pa asnjë shpjegim.
Kjo është një mënyrë shumë interesante për të shpjeguar çfarë ndodhi një vit më parë. Dy pika. E para, në disa mënyra, politika dhe diplomacia janë dy anë të së njëjtës medalje, ku qëllimi është që të arrihet ajo që është e mundur, me disa parime morale, me disa udhëzime. Kjo nënkupton se duhet të arrihen kompromise dhe njerëzit që nuk janë në gjendje të bëjnë kompromise ndoshta nuk duhet të jenë në politikë dhe as të përfshihen në diplomaci. Së dyti, përsa i përket asaj që ndodhi vitin e kaluar, mbaj mend se më 8 maj pati një ndjenjë të madhe shprese dhe optimizmi dhe paksa ankth. Të gjithë e dimë çfarë ndodhi në ditët që pasuan. Më lejoni të eci para për të ardhur në ditët e sotme. Parlamenti ka bërë shumë përparim në reformën e Kodit Elektoral, rregullat e procedurës parlamentare, por tani duket se kanë ngecur paksa në çështjet që ne e dinim që do të ishin të vështira, kryesisht përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Domethënë, kur ka një mosmarrëveshje, apo kur duket se një kandidat kryeson me vetëm 10 vota, ose pas një procedure gjyqësore tjetri kryeson me 86 vota, apo të tjera gjëra të tilla, kush do ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje? Mendoj se procesi që pamë vitin e kaluar tregon se ky nuk është një proces tërësisht i kënaqshëm. Prandaj unë po shpresoj në asistencën e OSBE-së, ODIHR-it, Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, se do të ketë dëshirë për të gjetur një mënyrë për të përmirësuar funksionimin e KQZ-së, ndoshta duke ndryshuar përbërjen e KQZ-së ose mekanizmin e zgjedhjes së mosmarrëveshjeve. Ka vend për përmirësim.
Po, mendoj se kjo është shenjë e

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›