E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Raporti: Një në tre të moshuar duan kujdes afatgjatë

Një në 3 të moshuar në vendin tonë ka nevojë për kujdes afatgjatë .5% e  tyre kërkojnë intensiv ndërsa 95% kanë nevojë për disa orë përkujdesje në ditë. Të dhënat i përkasin raportit më të fundit mbi qasjen e shërbimeve në kujdesin afatgjata në Shqipëri hartuar nga ekspertët e geriartrisë.

Alban Ylli thotë se barra e moshimit në Shqipëri  ka shkuar në 22% nga 11% që ishte 10 vite më parë dhe trendi pritet të kapë 33%, çka përkthehet më shumë të moshuar se persona në moshë pune. Kjo do të thotë se shteti duhet të përgatitet  me urgjencë të identifikojë ku dhe si janë nevojat e të moshuarve.

Shqipëria nuk është ende gati për kujdes rezidencial ndaj formalizimi i kujdestarit duhet të zyrtarizohet me ligj.

Raporti nënvizon nevojën e reagimit të sistemit shëndetësor dhe pushtetit lokal për nevojat afatgjata të të moshuarve në Shqipëri , për të cilët familja mbete baza ku ata gjejnë zgjidhje.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›