E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria renditet e 2-ta në testin PIRLS, nxënësit e klasave të 4-t vlerësohen për aftësitë në lexim

Shqipëria është renditur e dyta në rajon në testin ndërkombëtar PIRLS 2021, për aftësitë e mira në lexim të nxënësve të klasave të katërta.

Shqipëria rezulton e listuar pas Serbisë, duke lëne pas vende të tjera si: Malin e Zi , Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Belgjikën, Izraelin dhe Turqinë. 

Në testim morën pjesë 4620 nxënës. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka sqaruar se për herë të parë këtë vit Shqipëria ka kaluar pragun e 500 pikëve.

Testimi ndërkombëtar Pirls shërben për të bërë krahasime me vendet e  rajonit, por edhe me testet e tjera ndërkombëtare

Testi PIRLS organizohet çdo 5 vite dhe mat aftësitë në lexim për nxënësit e klasave 4-ta dhe të 8-ta .

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›