Raporti OSBE/ODIHR Politike me sulme personale dhe KQZ e ndare

Nje mjedis politik i polarizuar me retorika te ashpra e sulme personale mes lidereve politike dhe nje KQZ e ndare ne vija partiake. Ky ka qene pershkrimi qe i behet situates parazgjedhore ne Shqiperia ne raportin e OSBE-ODIHR-it.
Raporti i hartuar nga nje mision vezhguesish te situates parazgjedhore nenvizon gjithashtu se protesta antiqeveritare e 21 janarit u kthye ne proteste te dhunshme ku shume protestues u plagosen dhe te tjere humben jeten.
Ne raport konstatohet se pjesa me e madhe e debatit politik ne vend eshte i perqendruar ne rezultatet e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ceshtjen e korrupsionit.
Raporti ve ne dukje se Pavaresisht obligimit te anetareve te KQZ-se per te permbushur detyrat ne nje menyre te pavarur pergatitjet per zgjedhjet lokale kane bere qe KQZ-ja te ndahet ne vija partiake.
Anetaret e opozites ne KQZ nuk kane marre pjese apo jane larguar nga disa takime te KQZ-se dhe praktika e udhezimeve te bashkefirmosura nga kryetari i KQZ-se apo zevendeskryetari i KQZ-se duket se eshte nderprere thuhet ne raportin e OSBE-ODIHR-it ku gjithashtu kerkohet qe te kete bashkepunim mes kryetarit e zv.kryetarit te KQZ-se.