Raporti: Shqipëria e fundit për konkurueshmërinë
Duke iu referuar Raportit të Konkurueshmërisë globale, ekspertët vlerësojnë se situata është shumë problematike, për shkak të korrupsionit, burokracive shtetërore dhe infrastrukturës së dobët. Shqetësues është edhe niveli i lartë i deficitit tregtar.
TIRANE- Shqipëria është vendi i fundit në rajon përsa i përket konkurrueshmërisë së ekonomisë. Duke iu referuar Raportit të Konkurueshmërisë Globale, që e rendit Shqipërinë në vendin 109 nga 130 vende të listuara, eskpertët e ekonomisë kanë evidentuar problemet e shumta me të cilat përballet biznesi, ku më i mprehti mbetet korrupsioni.
Ekspertët e ekonomisë kanë vënë në dukje rritjen galopante të deficitit tregtar që ka arritur këtë vit në rreth 320 miliardë lekë. Ky tregues mund të kthehet në një rrezik serioz për zhvillimin e vendit në kushtet kur të ardhurat nga emigrantët mund të bien, si pasojë e krizës financiare globale.
Ekspertët kanë vlerësuar si shumë shqetësuese për tregun shqiptar edhe monopolet, të cilat sipas tyre fiksojnë cmime të larta, pavarësisht ecurisë së bursave ndërkombëtare. Një tregues ky që evidentohet në raportin e konkurrueshmërisë globale me eficencën e tregut, për të cilin ne renditemi në vendin e parafundit në rajon.
(s.g/News24/BalkanWeb)