E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria civile kundër qeverisë për TVSH ndaj OJF-ve

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, vendimi për zbatimin e TVSH-së mbi OJF-të është një masë e nxjerrë nga qeveria për të mbledhur sa më shumë para, në prag të vitit elektoral. 

TIRANE- Shoqëria civile kundërshton vendimin e qeverisë për zbatimin 20 për qind të tatimit mbi vlerën e shtuar për organizatat jofitimprurëse. Vendimi doli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në korrik të këtij viti dhe zbatohet mbi grantet dhe sponsorizimet. Sipas përfaqësuesve të shoqatës civile, kjo masë penalizon OJT-të pasi redukton me 20 për qind buxhetin e tyre. Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, vendimi për zbatimin e TVSH-së mbi OJF-të është një masë e nxjerrë nga qeveria për të mbledhur sa më shumë para, në prag të vitit elektoral, fonde këto që do äi duhen për financimin e projekteve në kuadër të fushatës.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›