PS: Argumentat tona për reformimin e drejtësisë
Nga Albana Qehajaj
Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj argumentoi se sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë vetëm se është pritoritet i qeverisë
TIRANE-Rreth 8 muaj nga paraqitja e Paktit për Drejtesine, Partia Socialiste deklaron se i mbetet angazhimit për reformimin e këtij sistemi. Por mbështetur në kritikat e raportit te progresit të Bashkimit Europian për Drejtësinë në Shqipëri si dhe në strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrim, Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj argumentoi se sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë vetëm se është pritoritet i qeverisë. Rasti më domethënës sipas ish-Ministrit te Drejtesisë është projektbuxheti i vitit 2009 në të cilin qeveria ka pakësuar në mënyrë të ndjeshme fondet buxhetore për institucionet e drejtësisë, ku më përfituesja është Ministria e Drejtësisë.
Sipas Xhafajt, për të garantuar një mirë funksionim të sistemit të drejtësisë duhet mbështetje financiare e këtij sistemi, sipas një plani veprimi të shtrirë në një hark kohor disa vjecar duke arritur deri edhe në përcaktimin e një niveli financiar si një përqindje e caktuar e PPB.
(d.b/News24/BalkanWeb)