E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Te marresh nje kredi, gje shume e lehte ne Shqiperi

Marrja e nje kredie ne Shqiperi, vleresohet prej raportit “Doing Business 2013” si nje gje e lehte dhe pa shume pengesa. Fakte keto, per te cilat, ai e ka renditur ate te 23-te ne renditjen boterore prej 185 vendesh. Bazuar pikerisht ne informacionet e mjaftueshme qe ekzistojne per kredidhenien si te tille, apo mbeshtetjen e saj nga bankat. Ne detaje, BB-ja vlereson se Shqiperia qendron me lart (9 pike) se vendet e rajonit sa i perket fuqise ligjore per huamarrjen (7 pike). Nderkaq, nuk duhet harruar se raporti ne fjale, ka renditur Polonine ne vendin e pare ne bote, si permiresuesi me i madh i klimes se biznesit, ku ketu futet edhe huamarrja. Mesojme se Polonia, permiresoi lehtesimin e te berit biznes nepermjet kater reformave institucionale apo rregullatore, duke e bere me te lehte regjistrimin e prones, pagimin e taksave, zbatimin e kontratave dhe zgjidhjen e falimentimit. Ndersa thuhet se Europa Lindore dhe Azia Qendrore kane zbatuar pothuajse 400 reforma institucionale apo rregullatore qe nga viti 2005, me shume se cdo rajon tjeter ne bote.

Singapori, ende i pari ne bote prej 7 vitesh per lehtesine e te berit biznes

Ne nivel global, Singapori ruan vendin e tij te pare ne renditjen globale per lehtesine e te berit biznes per vitin e shtate me radhe. Se bashku me te ne listen e 10 ekonomive me rregulloret me miqesore per biznesin jane Hong Kong, Kina, Zelanda e Re, Shtetet e Bashkuara, Danimarka, Norvegjia, Mbreteria e Bashkuar, Republika e Korese, Gjeorgjia dhe Australia. “Por ne jemi shume te inkurajuar edhe nga ritmi i shpejte i reformave ne Europen Lindore dhe Azine Qendrore”, - tha Augusto Lopez-Claros, drejtor i Bankes Boterore. Duke shtuar se “shume nga keto reforma jane zbatuar ne kontekstin e negociatave te integrimit ne Bashkimin Europian”. E pikerisht, sipas tij, Integrimi ekonomik dhe deshira per t’iu afruar partnereve me te perparuar ka qene nje stimul i fuqishem per te nxitur axhendat e reformave ambicioze. Referuar ne kete rast, edhe situates aktuale ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›