Strategjia: Energjia, deri ne 2020-n, do te dyfishohet prodhimi
Eglantina Nasi
Deri ne vitin 2020, Shqiperia pritet qe te dyfishoje prodhimin vendas te energjise elektrike. Sikunder, do te arrije qe te heqe perfundimisht varesine e saj nga importi i saj, duke mos blere me asnje kilovat energji nga vendet e tjera. Nje parashikim i tille citohet ne dokumentin e Strategjise se Energjise, i miratuar nga keshilli ministror i Komunitetit te Energjise. Ky i fundit, eshte themeluar ne vitin 2005 si projekti i pare i perbashket institucional i vendeve te Europes Juglindore, me mbeshtetjen e Komisionit Europian. Treguesit e kesaj strategjie, te publikuar edhe nga siti i njohur per energjine boterore “Hidro-Uorld”, tregojne sesi prodhimi vendas i energjise i Shqiperise do te arrije ne sasine totale prej me shume se 10.467 GVh ne vitin 2020, nga 5.037 GVh qe eshte aktualisht ne vitin 2012. Nderkaq, Strategjia e Energjise, programon qe Shqiperia do te heqe pothuajse teresisht nga importet e elektricitetit deri ne vitin 2020, parashikime keto ne teresi mjaft pozitive, per sektorin energjetik ne Shqiperi, Sikunder, cilesohet se energjia e siguruar prej gazit natyror, do te siguroje furnizimin shtese qe i duhet vendit, duke presupozuar ne kete menyre, se ne Shqiperi sektori i prodhimit te energjise prej gazit do te njohe ecuri te reja. E megjithate, ky dokument i rendesishem deklaron se brezi i hidrocentraleve, serish edhe ne vitin 2020, ka per te qene burimi kryesor i furnizimit me energji te vendit tone. Konkretisht, nese deri tani, llogaritet se hidrocentralet arrijne te sigurojne 94% te prodhimit te pergjithshem te brendshem te energjise, kjo sasi parashikohet qe deri ne vitin 2020, te arrije ne nivelin prej 84%. Kujtojme ketu, se prodhimi i energjise nga hidrocentralet e dhena me qira dhe ato te ndertuara me koncesion, vleresohet nje burim i mire per perballimin e kerkeses vjetore ne rritje per energji nga te gjithe konsumatoret, pavaresisht kategorive te tyre. Sipas nje studimi te ERE-s, ne vitet 2009-2010 prodhimi i energjise nga HEC-et e vegjel shenoi rritjen me te larte, por vleresohet se rritja do te vije ne rritje ne vitet ne vijim. Ndersa, nese iu referohemi te dhenave te Institutit te Statistikave, gjate kater viteve te fundit kerkesa vjetore per energji eshte rritur me 25% me shume, cka kerkon rritje te sektorit te prodhimit te saj ne vend, i cili arrin ne nivelin vjetor prej 4.5 miliarde kilovat/ore. Kujtojme ketu se para disa kohesh, viti 2015, u percaktua per Shqiperine se do te kete nje liberalizim te plote te tregut te energjise elektrike.