E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB: Shqipëria humb vende në lehtësitë për të bërë biznes

Shqipëria ulet 5 vende për lehtësirat e të bërit biznes. Kjo bëhet e ditur në raportin e publikuar prej Bankës Botërore në të cilin Shqipëria ka zbritur nga vendi 77 që ka qenë një vit më parë në vendin e 82 për vitin 2012. Sipas raportit problem më emergjent në vend përcaktohet që të jetë dhënia e lejeve të ndërtimit, ndërkohë që nga 245 reforma të reja të ndërmarra në 12 muajt e fundit nga qershori 2010 në qershor të 2011 në të 183 vendet e përfshira në raport, Shqipëria përmendet vetëm për lehtësimin e regjistrimit të titullit të pronësisë në regjistrin e tokës. Raporti i fundit i realizuar prej Bankës Botërore Doing BUSINESS 2012 merr në analizë 183 shtete në të gjithë botën. Renditja e Shqipërisë në vendin e 82 vjen pas marrjes në analizë të 10 reformave duke e ulur pozicionin e saj me 5 pikë. Momenti më negativ në dhënien e lejeve të ndërtimit në raport përcaktohet të ketë qenë viti 2009 pasi autoritetet nuk kanë dhënë lejet e kërkuara për ndërtim. Shqipëria përmendet që të ketë bërë hapa para për lehtësimin e regjistrimit të pronave por edhe ky përmirësim në krahasim me reformat e ndërmarra në vendet e tjera mbete mjaft i ulët. Një tjetër tregues negative i përmendur në raport është edhe furnizimi me energji ku Shqipëria renditet ndër vendet e fundit si dhe në marrjen e kredisë ku përsëri renditja është përkeqësuar me tre vende. Duke parë vendet e rajonit, dhe pozicionin e tyre në raportin e Bankës Boterore, ajo që bie në sy është renditja e Maqedonisë, e cila ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 22-të, ndërkohë që një vit më parë ishte sërish në një klasifikim mjaft të mirë, duke u pozicionuar e 34-ta. Kosova ndërkaq mbetet ne vendin e 177 ashtu si dhe një vit më parë. Raporti i Bankës Botërore reflekton kuadrin ligjor dhe masat regullatore që qeveritë ndërmarrin në ndihmë të sipërmarrjeve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›