E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE projekt me qeverine gjermane per perafrimin e legjislacionit

Projektet për të përafruar legjislacionin shqiptar konform ligjeve europiane do të vijojnë, megjithëse Komisioni Europian kësaj here dha përgjigje negative në lidhje me statusin kandidat për Shqipërinë.

Për këtë qëllim, qeveria gjermane ofron një projekt 1 milion euro, i cili do të zbatohet nga shoqëria gjermane GIZ dhe që do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.

Projekti do të sjellë përvojën e ekspertëve europianë, rajonalë e lokalë për të asistuar Grupet Ndërinstitucionale të Punës nën koordinimin e METE-s me atë të BE-së.

Ai kontribuon në përgjithësi në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e që gëzon përparësi absolute në reformën dhe sistemin ligjor ekonomik shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›