Bankat nuk “bëjnë hair”

Banka e Shqipërisë bën me dije se ky përfundim ka dalë pas një vrojtimi kreditor. E njëjta situatë paraqitet edhe për 3-mujorin e katërt të vitit 2011.
Ekspertët bankarë presin që standardet e kredisë për bizneset në total të vijojnë të jenë të shtrënguara, veçanërisht për bizneset e mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pritet që ato të lehtësohen disi. Ndërsa për individët, standardet e kredisë pritet të qëndrojnë të shtrënguara. Sipas BSH-se, kërkesa për kredi, në të gjitha segmentet, u vlerësua negativisht në 3-mujorin e tretë të vitit 2011. Por, pritjet për kërkesën e bizneseve dhe të individëve për kredi për 3-mujorin e katërt të vitit 2011, janë pozitive dhe më të larta krahasuar me nivelet e regjistruara deri tani gjatë këtij viti.
Ndër faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë për bizneset gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2011, janë gjendja e huave me probleme në sistemin bankar dhe situata makroekonomike në vend. Shtrëngimi i standardeve u aplikua si për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ashtu edhe për ndërmarrjet e mëdha. Për sa u takon individëve, ekspertët e bankave kanë vlerësuar se gjendja e likuiditetit, huat me probleme, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, ndikuan në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë.
Standardet e kredisë dhënë individëve u shtrënguan më shumë për kreditë me qëllim financimin e konsumit, se ato për blerjen e banesës. Kredia për ekonominë është rritur në tetë muajt e parë të vitit me rreth 12.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Start/
2011-10-20 10:12