Provimet e lirimetKlasat e IX nesër në testin e Gjuhës
TIRANE- Ethe provimesh edhe për nxënësit e klasave të nënta. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet provimi i Gjuhës dhe Leximit për nxënësit e klasave të nënta, sipas sistemit të ri të riorganizimit të sistemit parauniversitar. Mënyra e përgatitjes, përzgjedhjes dhe zhvillimit të provimeve të Lirimit zhvillohet sipas të njëjtës formulë të Maturës Shtetërore. Rregullorja përcakton se 3-5 ditë pas mbarimit të çdo provimi, dorëzohen në AVA, zyrtarisht, në fletë dhe kopje elektronike, lista e plotë e emrave të komisionerëve, administratorëve të provimit dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave, ku ata kanë qenë administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve që kanë pasur në administrim. Testet nuk vlerësohen më nga mësuesit e shkollës, por mblidhen nëpër drejtoritë arsimore, pra me vlerësues të jashtëm, që emërohen Qendra e Vlerësimit të Testeve (QVT) e DAR/ZA, sipas skemave të vlerësimit të dërguara nga AVA. Lëndët, për të cilat zhvillohen provimet e Lirimit janë dy: Gjuhë amtare, më 7 qershor dhe Matematikë, më 19 qershor. Provimet e Lirimit jepen vetëm me shkrim dhe në një ditë të caktuar për të gjithë shkollat e vendit. çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)