Raporti i DASH: Kosova te luftoje trafikun e droges
WASHINGTON- Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, thotë se Kosova duhet të përballet kundër trafikut të lëndëve narkotike. Raporti thotë se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në nismat kundër drogave gjatë vitit 2009. Në raport vazhdohet më tej se Kosova është kryesisht vend tranzit për drogën afgane me destinacion Evropën.
“Kosova përballet me sfida në betejën kundër trafikut të narkotikëve, meqënëse kufijtë e saj janë porozë dhe në mesin e policisë kufitare dhe doganës ka elementë të korruptuar. Policia e Kosovës vazhdon përpjekjet në luftën kundër tregtisë së drogës por përballet me burime të kufizuara dhe nuk ka përparësi të madhe nga dega e anti-drogës”, thotë raporti.
Raporti vijon më tej se Kosova miratoi strategjinë kombëtare kundër drogave në korrik të vitit të kaluar, por Ministrisë së Punëve të Brendshme ende i duhet të sigurojë burime për ta zbatuar plotësisht strategjinë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të japin asistencë teknike për zbatimin e ligjit, përfshi trajnimin dhe paisjet që do të ndihmojnë Kosovën që të luftojë me efikasitet trafikun e narkotikëve. Policisë kufitare të Kosovës, thotë raporti, i mungojnë mjetet më minimale, nderkohë që trafikantët e drogës përfitojnë nga kontrolli i dobët i kufirit në Kosovë.
Trafikantët shfrytëzojnë disa rrugë të cilat nuk kontrollohen nga policia. KFOR-i nuk e ka të mandatuar luftën kundër këtij trafiku.Informatat në konsumimin e brendshëm të drogave janë grumbulluar nga UNICEF-i dhe organizata joqeveritare “Labyrith”, që pohojnë se ka një treg lokal në rritje dhe se përdorimi i drogave po shtohet.Ato shtojnë se nivelet e përdorimit të drogave mes adoleshentëve dhe të rinjëve të moshave universitare të cilët janë përdoruesit kryesorë, janë afër niveleve të shumicës së vendeve të Evropës Perëndimore.
Nuk ka përllogaritje të sakta mbi numrin e përdoruesve të drogës, por UNICEF-i thotë se mund të jenë rreth 20 mijë, shumica përdorues të heroinës, megjithëse duket se kokaina po njeh popullaritet.
Siç vë në dukje raporti, nuk ka njoftime që lenë të kuptosh se qeveria e Kosovës apo zyrtarët e saj të lartë inkurajojnë apo lehtësojnë prodhimin apo shpërndarjen a paligjshme të drogave apo substancave të tjera narkotike, apo nëse pastrojnë përfitimet nga shitja e drogës.
Megjithëse Kosova është kryesisht një vend tranziti për drogën afgane me destinacion Evropën, ndërsa evidenca të pakta nga policia e Kosovës sugjerojnë një rritje të tregut të brendëshm.
Shumica e drogës që futet në atë vend kalohet në sasi të vogla përmes njerëzve që kalojnë zonat e largëta kufitare në këmbë ose me mushkë. Disa vite më parë, shumica e trafikut të drogës vinte nga Maqedonia por tani vjen nga Shqipëria.
(voa/BalkanWeb)