Berisha: Rama me politikën, unë me qytetarin!
Koalicioni i djathte "Aleanca për qytetarin" prezantoi kandatitatin për kryetar Bashkie në Vlorë, Ardian Kollozi. Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Sali Berisha deklaroi se rruga jonë, janë ëndrrat dhe projektet e qytetarëve per nje jete me te mire.
“Paraqes inxhinierin, politikani, birin tuaj të shquar, Ardian Kollozi me të cilin mua dhe ju na lidh një përpjekje e perbashkët 20 vjeçare per liri, integrim, dinjitet. Ardian Kollozi u perket atyre bijve tuaj që 20 vjet me parë së bashku me studentë të tjerë themeluan PD-në, partinë e parë opozitare, për të përmbysur diktaturën me të eger, në të cilën shqiptarët kanë njohur”.
Në një ceremoni ku ishin të pranishëm simpatizantë, artistë dhe sportistë u vu theksi tek ky kandidat, për të filluar një cikël të ri qeverisje.
“Ne paraqesim sot Ardian Kollozin pasi kemi investuar vetem në rrethin tuaj në rrugë, në shkolla, kanalizime, ujësjellës, vreshtari, ullishte, rreth 400 miljon euro me shumë se cdo kohë. Ne vijmë për të paraqitur Ardian Kollozin, pasi me referma të thella me luftë të pakompromis kundër korrupsionit ia kemi arritur të dyfishojme të ardhurat, kemi bërë qe ekonomia shqiptare te qendrojë ndaj krizë më të madhe që bota ka njohur në 90 vitet e saj. Kemi rritur rrogat, kemi dyfishuar rrogat, kemi rritur pensionet, kemi dyfishuar pensionet. Ne me Ardian Kollozin duhet të pregatisim Vlorën, kryeqytetin e shqiptarëve”.
“Le t`i themi zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit. Rruga jote është rruga e konfliktit, bllokimit, ndërsa jona e mirëkuptimit dhe zhvillimit. Kryetar Bashkie në Tiranë në katër vitet e shkuara nuk ishte Edi Rama, por Sali Berisha. Duhet t`i them këtij zotërie se tipar themelor dallues, midis njeriut të qyteteruar është përgjegjësia qytetare, ndaj dhe zoti Rama në këtë fushatë të garantoj se nuk do merrem me ty. Në krye të PS-së Rama nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano dhe Sali Berisha. Dil në skenat e mbarë vendit. Dil për karrige, unë për interesat e qytetarit”, theksoi Berisha.
Ndërkaq, në këtë beteje politike, Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj kreut të PS-së duke theksuar se ai është një humbës, ndërsa ka dështuar dhe do të dështojë në të gjitha betejat.