Sabit Deda: Drejtësia të zbardh autorin e krimit
Sabit Deda, vëllai i një prej viktimave të demostratës së 21 janarit para Kryeministrisë, kërkon nga shteti shqiptar, të vendos përpara drejtësisë autorët e vëllait të tij, Hekuran Deda. Në një intervistë për “Ora News”, ai kërkon që drejtësia të zbardh këtë ngjarje.
Ndërsa Alfred Halilaj, i afërmi i Hekuran Dedës, babait të dy vajzave, i cili është vrarë gjatë demostratës kërkon që vdekja e tij të mos të politizohet.
Por në shtëpinë e familjes Deda për tu shprehur ngushëllime familjareve ka qenë i pranishëm edhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama i cili shoqërohej nga shumë deputetë socialist ku ndër ta ishin edhe deputete të qarkut të Dibrës. Ndërsa për të përcjellë në banesën e fundit në varrezat e fshatit Domje të Tiranës trupi i pa jetë i Hekuran Dedës ka qenë i shoqëruar për të afërm si dhe një pjesë e deputetëve të Partisë Socialiste.