Raporti i EUROPOL Sulmet terroriste ne Evrope ulje me 21 ne 2010-n

Sulmet terroriste në Evropë janë ulur me 21% në vitin 2010, krahasuar me një vit më parë.
Sipas raportit vjetor të Organizatës së Inteligjencës Evropiane, rënia e sulmeve i atribuohet ndërprerjes së aktivitetit terrorist të organizatës ETA në Spanjë.
Terrorizmi vazhdon të përbëjë një kërcënim të lartë për sigurinë e Bashkimit Europian dhe qytetarëve të saj. Organizata e Inteligjencës Evropiane paraqiti të martën në Parlamentin Evropian raportin vjetor të sulmeve terroriste.
Sipas raportit, është bërë e ditur se numri i sulmeve terroriste ka rënë me 21% ne vitin 2010 krahasuar me atë të një viti më parë, në 2009.
EUROPOL tha se 7 persona kanë humbur jetën në 249 sulme terroriste të kryera në nëntë shtete europiane gjatë vitit 2010, ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Sipas raportit, rënia e shifrave të sulmeve terroriste i atribuohet ndalimit të veprimtarisë së organizatës terroriste ETA në Spanjë.
“160 nga 249 sulmë në Evropë janë bërë nga grupe separatiste dhe vetëm tre nga grupet islamike”, thotë raporti i EUROPOL-it.
Gjatë vitit 2010, 611 persona janë arrestuar për vepra terroriste, nga të cilët 179 ishin të lidhur me terrorizmin islamik, që përfaqëson një rritje prej 50% në vitin e kaluar.