E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Lehtesim te barres fiskale dhe shtim vendparkimesh ne Tirane

Në Tiranë do t’i jepet fund praktikës së pagesës së taksave pa marrë shërbimin.

Këtë garanci u dha Basha taksistëve të Tiranës, në një takim të zhvilluar me ta.

Lehtësim të barrës fiskale dhe shtim të vendparkimeve, parashikon kandidati Basha në programin e tij për shërbimin taksi.

“Unë propozoj heqjen e taksës së gjelbërimit dhe përgjysmimin e taksës së pastrimit për taksistët.

Shtimin e vendqëndrimeve për taksistët dhe përmirësimin e kushteve të vendqëndrimit.

Taksën e vendparkimit do ta ndryshojmë në mënyrë të tillë e para e punës të jetë e arsyeshme dhe e përballueshme për taksistët dhe e dyta të paguhet vetëm kur ka një vend që ju e përdorni, sepse ka vende që ju nuk i përdorni.

Pra do t’i japim fund praktikës së marrjes së 276 mijë lekëve ku nuk garantohen as kushtet më të vogla për vend parkime”, tha Basha në takim me taksistët e qytetit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›