Raporti i Europol: Shqipëria, qendër për trafikun e drogës
TIRANË- Raporti i fundit i Europol (Policia evropiane) për krimin e organizuar e rendit vendit tonë më shumë sesa problematik në trafikun e drogës.
"Shpërndarja e drogës në Europën Juglindore duket të jetë në duart e grupeve etnike shqiptare"- thuhet në raport, ku shtohet se ky vend shërben si parambledhje dhe qendër e transportit për shpërndarjen e heroinës në BE.
Më tej raporti nënvizon se lidhjet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë mbeten ende shumë të fuqishme në trafikimin e qenieve njerëzore, heroinës, produkteve të kanabisit.
Sipas Europol, rajoni i Ballkanit konsiderohet si zonë origjine dhe tranziti për falsifikimin e parave dhe trafikun e armëve.