E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik në Arabi

Presidenti Sejdiu dekretoi themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekretuar sot themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Selia e Ambasadës do të jetë në Riad, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Sipas këtij njoftimi, dekretimi është bërë duke u bazuar në Nenin 84, pika 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 5, pika 1 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, dhe pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›