E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i IDA KQZ te punoje ne menyre te pavarur pa ndikime politike

Respektimi i afateve dhe ndikimi i partive politike në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shqetësojnë Institutin Demokratik Amerikan. Ellen Weintraub, antare e delegacionit të NDI vleresoi se ky institucion e ka ligjin në anen e tij.

“Kuadri zgjedhor i ka siguruar Shqipërisë bazën më të fuqishme deri më sot për të pasur një proces neutral dhe transparent. KQZ duhet të bëjë përgaritjet brenda afateve, pasi përballet me sfida të rëndësishme. Liderët politikë duhet të ruajnë pavarësinë institucionale të KQZ-së, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra”- u shpreh Ellen Weintraub.

Instituti rekomandon që politikanët shqiptarë të përfshihen në debate, përmes të cilave të shfaqin programet për zhvillim. Për kreun e delegacionit, guvernatori Hoëard Dean tha se nevojiten konukrrueshmëri, jo përballje force mes përfaqësuesve politikë.

“Përgjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri ka pasur progres të jashtëzakonshëm. Por, ende situate është e polarizuar. Klasa politike duhet të kapërcejë cinizmin, pasi zgjedhjet janë betejë idesh dhe jo njerëzish. Partitë politike kanë përgjegjësinë të ndërtojnë një sistem që të përçojë besim tek qytetarët”- theksoi Howard Dean.

Në këtë raport, Instituti Demokratik Amerikan vlerëson se gara politike mes dy partive të mëdha pritet të jetë e ngushtë, duke krijuar shqetësim tek publiku se zelli partiak “për të fituar me çdo kush”, mund të çojë në manipulime.

“Partitë politike duhet t’i japin qytetarëve vizionin e tyre për zhvillimin ekionomiko-social. Partitë nuk duhet të ofrojnë përfitime materiale në këmbim të votës”- u shpreh Lousewies Van Der Laan.

Delegacioni i NDI-së gjatë datave 18-22 mars ka pasur takimeve me krerë të shtetit, partive politike, administratorë të procesit zgjedhor. Në përfundimet e tij, verehen se ekzisojnë masa për krijimin e besimit, që mund të forcojnë mundësitë për zgjedhje demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›