Zogaj i zhgenjyer nga premtimet e Rames
Zhgënjimin që ka marrë nga kreu i PS, Preç Zogaj nuk arrin dot ta fshehë. Premtimi për vende pune në këmbim të votave të aleatëve, sipas koordinatorit të koalicionit opozitar nuk është i përshtatshëm me moralin e Rilindjes.
Duke mos pasur një parti të tij, Zogaj priste një kandidim në listat e PS-së në Lezhë. E ndërsa kandidimi i tij nuk ka ardhur, është ai i Ilirian Celibashit që ka ngjallur mërzinë e Zogajt.
Tjetër pjesë e hatërmbetjes së Zogajt ka të bëjë me shpërfilljen që socialistët i kanë bërë një projekti të prezantuar nga ai mbi industrinë e peshkut.
Zogaj pohon se është në pritje të një reflektimi nga ana e kryesocialistit Rama dhe më pas do të vendosë mbi marrëdhënien e tij me koalicionin opozitar.