E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Inteligjencës 2011:Politikani që pastroi paratë

TIRANE- Kanali më i fuqishëm i shpëlarjes së parave të pista nga vendi ynë është Kina e largët. Gazeta Shqiptarja.com boton sot  ekskluzivisht raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011, ku thuhet se me vendin aziatik kryhen gati gjysma e transaksioneve të dyshimta të parasë.

Gazeta shkruan më tej se një politikan i lartë ka shfrytëzuar paratë e fituara me korrupsion për të blerë një banesë. Raporti shpjegon dhe skemën se si politikani ka shpëlarë paratë e fituara nga korrupsioni, i kryer gjatë kryerjes së detyrës shtetërore.

Në kryeartikullin e sotëm të Shqiptarja.com, të shkruar nga gazetari Genc Kondi, do të lexoni  më shumë për politikanin, kush eshte, si u evidentua dhe si transferoi paratë.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›