E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i Mlladiç, mbrojtja kërkon shtyrjen

Ekipi mbrojtës i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ka kërkuar sërish shtyrjen e gjykimit për klientin e tij.

Mlladiç ndodhet në paraburgim qysh nga arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Serbia, dhjetë muaj më parë.

Gjykimi duhej të niste këtë muaj, por është shtyrë deri më 14 maj, pasi të enjten Mlladiç është ankuar për probleme shëndetësore.

Mes akuzave të tjera, ai akuzohet edhe për vrasjen e 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995. Ai po ashtu akuzohet për rrethimin e Sarajevës për 43 muaj, nga viti 1992 deri më 1995. Mlladiç i ka mohuar të gjitha akuzat. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›