E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi, mbrojtja e Mlladicit kërkon sërish shtyrje

Ekipi mbrojtës i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, i cili akuzohet për genocid dhe krime kundër njerëzimit ka kërkuar sërish shtyrjen e gjykimit për klientin e tij.

Mlladic ndodhet në paraburgim qysh nga arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Serbia, dhjetë muaj më parë.

Gjykimi duhej të niste këtë muaj, por është shtyrë deri më 14 maj. Mlladici të enjten është ankuar për probleme shëndetësore.

Në mesin e akuzave të tjera, ai akuzohet edhe për vrasjen e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ai po ashtu akuzohet për rrethimin e Sarajevës për 43 muaj, nga viti 1992 deri më 1995. Mlladic vete,i mohon akuzat qe rendojne mbi te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›