E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni kërkon votëbesim në Parlament

I vënë nën presion pas skandaleve seksuale dhe trajtimit të pakujdesshëm të krizës, Berluskoni akuzoi opozitën e krahut të majtë se është e fiksuar për ta përzënë nga zyra.

Gjatë një fjalimi të pasionuar para parlamentit, Berluskoni tha se nuk kishte alternativë të besueshme për qeverinë e tij, dhe se nëse humbet tani zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Një krizë qeveritare në këtë kohë do të ishte fitore për ata që duan ta shohin Italinë në rënie, katastrofë dhe në llojin e spekulimeve që kemi parë për muaj të tërë në Evropë dhe Itali”, tha Berluskoni./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-13 16:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›