E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE-së debatohet në Kosovë

Raporti i Komisionit Evropian, po vazhdon të jetë temë diskutimesh në Kosovë ku vlerësimet janë të ndara. Qeveria thotë se raporti është real dhe përmbledh edhe shqetësimet e saj për segmente të caktuara, ndërsa opozita thotë se raporti pasqyron realitetin e hidhur në të cilin ndodhet Kosova. Raporti i cili u publikua një ditë më parë njeh përparime në fushën politike në Kosovë, ndërsa tërheq vërejtjen në dobësitë në shumë fusha përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›