Kryeministri Berisha feston 65-vjetorin e lindjes mes të rinjve dhe kabinetit qeveritar

“One Man with Courage makes a Majority”, ky ishte dedikimi që kabineti qeveritar i bëri si urim Kryeministrit Sali Berisha, me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij.
Në këtë shkëmbim urimesh, Kryeministri Berisha i falënderoi ministrat për kontributin dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë gjatë këtyre viteve për realizimin e reformave të ndërmarra së bashku dhe i siguroi ata se katër vitet e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshëm.
Më pas, Kryeministri Berisha ka pritur një grup nxënësish dhe studentësh, përfaqësues të shkollave e universiteteve të ndryshme, të cilët i uruan gjithashtu 65 vjetorin e tij të lindjes.
Studentët dhe nxënësit e falënderuan Kryeministrin për të gjithë reformat e kryera deri më tani në arsim dhe për sistemin e internetit të ngritur në të gjitha shkollat e vendit. Kryeministri i siguroi ata se në vitet e ardhshme do të vijohet edhe më tej me reformat në arsim, për të zgjeruar universitet, rritur cilësinë e tyre dhe për të siguruar vendet e lira të punës, që të gjithë të diplomuarit të mund të angazhohen për njohuritë e marra në shkollë.
Në fund të takimit, Kryeministri i falënderoi studentët dhe nxënësit për vizitën dhe urimet e tyre, duke u shprehur se urimi i tyre ishte më i bukuri që kishte marrë për këtë përvjetor të tij.