Raporti i KE-se pak progres per Kosoven

Komisioni Europian publikoi raport-progresin për Kosovën ku i kërkon Prishtinës avancimin në objektivat afat-shkurtëra të përcaktuara për të arritur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Tek prioritetet e vendosura nga KE është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Beogradin gjatë dialogut dypalësh si dhe vijimësia e këtij dialogu në të ardhmen. Brukseli i kërkon Prishtinës përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë në mënyrë që të dyja vendet të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në raport përmendet edhe cështja e veriut ku kërkohet zgjidhja e kësaj cështje dhe respektimi i të drejtave qenësore të banorëve lokalë atje. Raporti i KE-së thekson se do të propozojë bisedime për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në kohën kur Kosova të plotësojë kërkesat e vendosura nga ky Komision, duke shtuar se qendrimet e ndryshme të vendeve anëtare të Unionit rreth statusit të Kosovës, nuk përbëjnë pengesë për këtë proces.