E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KiE: Duhet marrëveshje për president konsensual. Merren në analizë emrat e Topallit dhe Nanos

Share

(E PERDITESUAR)- Këshilli i Europës kërkon nga palët politike në Shqipëri të arrijnë një marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në raportin që monitoruesit e Këshillit të Europës kanë publikuar theksohet se zgjedhjet presidenciale të mos bëhen burim të tensionimit të situatës politike në Shqipëri.

Zgjedhjet presidenciale duhet luajnë një rol të rëndësishëm duke normalizuar klimën politike në Shqipëri. Kështu është e rëndësishme që këto zgjedhje të mos bëhen një burim tensioni dhe ta çojnë politikën në një rrugë pa krye. Forcat kryesore politike duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje konsensuale dhe të pranueshme nga të dyja palët për kandidatin për president të vendit, thuhet në raport.

Në këtë kontekst, KiE i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vijojnë bashkëpunimin konstruktiv dhe dialogun duke nënvizuar se zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës duhet të shërbejë për normalizimin e mëtejshëm të klimës politike.

Duke analizuar emrat e përfolur si kandidatë për tiu paraqitur parlamentit vërejnë se Jozefina Topalli është një aleate e deklaruar e kryeministrit Berisha. Do të jetë e vështirë, thonë raportuesit që kandidatura e saj të gjej përkrahjen e PS dhe ka shumë gjasa që cilësohet nga socialistët si një provokim.

Ndërsa për Fatos Nanon në raport shkruhet se ai ka jetuar për një kohë të gjatë në Austri dhe se PS parimisht nuk e kundërshton kandidaturën e tij,  por ata nuk do ta propozojnë  atë si një kandidat të PS.

REFORMAT

Reporterët vërejnë se “Atmosfera konstruktive, të paktën kur nuk janë prezente kamerat, në komisionet ad hoc të reformës parlamentare dhe elektorale duhet të mirëpriten. Mekanizmi i korrektimit për proporcionalin rajonal në rezulatatin e zgjedhjeve tashmë është mbështetur nga të gjitha forcat politike  në Shqipëri. Sipas tyre ky ndryshim do të rriste shkallën e pluralizmit në parlament dhe duhet të mbështetet gjithashtu nga Asambleja e KiE-së.

IMUNITETI

“Në përshëndesim forcat politike kryesore në Shqipëri të cilat bien dakort në ndryshimet kushtetuese për të ndryshuar sistemin e imuniteteve”, thuhet në konkluzionin e raportuesve  për ndryshimet e kërkuara për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë.

“Ndryshimet në sistem, theksojnë ata, janë në përputhje të plotë me standardet europiane dhe se vonesa të tjera për këtë çështje nuk duhet të jetë e pranueshme. Për sa më sipër ne përshëndesim pasjen e kësaj çështje si prioritare  nga Komisioni Europian”, theksojnë raportuesit e KiE-së.

21 JANARI

Sugjerimi i raportuesve të KiE-së për hetimin e ngjarjes së 21 Janarit lidhet me nevojën e bashkëpunimit të organizmave shtetëror dhe jo të kthehet në përgjegjësi individuale e aktorëve të përfshirë në hetim.  Raportuesit përcjellin edhe shqetësimin e shefes së akuzës shqiptare, Ina Rama e cila gjatë takimit me ta ka deklaruar se “përpjekjet e prokurorëve janë penguar dhe se pamjet e fiksuara nga kamerat e kryeministrisë në mënyrë ilegale janë fshirë.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›