Mamurras, vritet një i mitur 9-vjeçar dhe plagoset xhaxhai i tij

Skene vrasje/Arkive
Një i mitur 9-vjeçar ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur pas një sulmi me armë në fshatin Shpërdhec në Fushë Mamurrasit. Muharrem Llane 62 vjeç dhe Jetmir Llane 9 vjeç janë qëlluar nga persona të panjohur. Jetmir Llane, sipas burimeve të gazetës Tema ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima udhëtonte me xhaxhain e tij me një automjet që është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Xhaxhai i fëmijës mendohet se ka qenë pikërisht objektiv i sulmit fatal.
Policia e qarkut të Lezhës ka sqaruar paraprakisht rrethanat e ngjarjes duke deklaruar se shtetasit Altin dhe Ditmir Shkreta dyshohen se jane autorët e krimit, pasi i kanë bërë pritë makinës me të cilën po udhëtonin viktimat.
Sipas burimeve nga policia mësohet se mes këtyre dy familjeve ka patur një konflikt natën e mbrëmshme dhe dyshohet se shkaqet kanë qenë krejtësisht banale. Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e vërteta të krimit, por policia është vënë në ndjekje të autorëve.