Raporti i Martit, EULEX: Kërkojmë më shumë prova

Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë EULEX kërkon më shumë prova për raportin e Dick Martit. Zëdhënësja e EULEX ka thanë për një gazetë zvicerane se hetimet nuk do të hapen nëse nuk ka prova për lidhjet kriminale që pretendohen kundër liderit të Kosovës Hashim Thaçi. Zëdhënësja Karin Limdal ka deklaruar në të përditshme NZZ am Sonntag, se nuk kishte mjaftueshëm informacion në raportin e fundit të Këshillit të Europës për të hapur një hetim lidhur me akuzat se Hashim Thaçi ka kryesuar një organizatë të mafias. "Prokuroria shtetërore nis hetimet vetëm kur ka fakt" ka thënë Limdal.
Zëdhënësja e EULEX-it ka deklaruar se hetuesit të Këshillit të Europës senatori zvicerian Dick Marty, i është dërguar një letër ku i kërkohet që t`i sigurojë EULEX-it informacione ose prova ku ai ka mbështur akuzat e bëra në raport.
Në 16 dhjetor Marti akuzoi Hashim THaçin përmes një raporti se kryesonte një organizatë kriminale gjatë luftës së Kosovës e cila ishte marrë me vrasje dhe trafik droge dhe organesh të civilëve të vrarë serbë.
Ndërkohë që këtë shtunë ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj ka ripërsëritur deklaratën e Thaçit se të gjitha akuzat ishin të babazuara dhe se Kosova po konsideron faktin e ngritjes së një padie kundër Dick Martit.