Serbia kërkon hetime ndaj Petersenit

Serbia ka kërkuar nga Prokurori i Hagës nisjen e hetimeve ndaj Soren Jessen Petersen, ish-shefit të UNMIK-ut në Kosovë, duke e akuzuar atë për fshehje të dëshmive në rastin e trafikut të organeve njerëzore.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Blic”, e cila shkruan se Rasim Lajic, ministër i Punës dhe Politikës sociale në Serbi, dhe shef i Zyrës nacionale për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, i ka dërguar letër Sergie Brammertzit, kryeprokurorit të Hagës për hetime ndaj Petersen, duke theksuar se “presim që Tribunali të nisë procedurën për mosrespektim të gjykatës kundër krerëve të mëparshëm të UNMIK-ut, sepse për këtë ka bazë”.
“Që nga prilil i vitit 2008 kemi kërkuar nga hetuesit e Tribunalit hulumtimin e pohimeve të Carla del Pontes në librin e saj, dhe kemi treguar për obstruksionet e UNMIK-ut, shefat e të cilit kanë penguar çfarëdo qoftë aktiviteti hetimor për krimet e UÇK-së në territorin e Kosovës”, ka thënë ministri serb