E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësimi i anglishtes, Cambridge sjell katalogun e teksteve

Për t`ju përgjigjur vendimit të fundit të qeverisë shqiptare për futjen e gjuhës angleze qysh në klasat e para, Universiteti Cambridge, sjell në Shqipëri katalogun me të gjitha tekstet e nevojshme për sistemin 9- vjecar dhe të mesëm si dhe trajnimin e mësuesve dhe nxënesve për provimet e gjuhës angleze.
 

“Risia që sjell komplet katalogu i Cambridge në Shqipëri , është mbulimi i sistemit arsimor në Shqipëri me metodat më bashkëkohore për mësimin e gjuhës angleze .
 

Janë më shumë se 2500 tituj të rinj që i vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve të arsimit 9-vjecar dhe të mesëm duke ofruar edhe metoda të reja per përgatitjen e provimeve , si edhe duke sjellë praktikat më të mira për akademikët”u shpreh Barbara Barakos .
 

Cambridge University është themeluar në vitin 1970, duke u bërë një botuesit kryesorë të botës të materialeve në gjuhën angleze dhe së fundmi duke zënë një vend të rëndësishëm edhe në Shqipëri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›