Amb.SHBA: Zgjedhja e anëtarëve të KQZ me konsensus, politika të reflektojë
TIRANE- Ambasada e SHBA-ve ka reaguar sot pas shtyrjes së votimit në Kuvend për lirimin nga KQZ-ja të anëtarit të LSI-së. Sipas SHBA kjo shtyrje i jep kohë politikës të reflektojë në mënyrë që të rritet besimi i publikut në ndershmërinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.
“Ne mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera. Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje në mënyrë konseguente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri, atyre në qeveri dhe atyre në opozitë, që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor”, thuhet në deklaratë
“Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.
SHBA shton ndër të tjera se, anëtarët e KQZ-së janë zgjedhur sipas kodit dhe me një consensus ndërpartiak, prandaj i bëjnë thirrje politikës të tregohet transparente kur shqyrton cdo veprim që ka të bëjë me përbërjen e KQZ-së.
"Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor konsiderohen se janë apolitikë. Me t’u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë, si dhe për hir të qartësisë morale, ne nxisim të gjitha aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së", thuhet më tej në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)