Raporti i OKB per Grate Dhunimi i tyre si arme lufte

Uashington 21 tetor NOA - Dhunimi i grave po perdoret gjithnje e me teper si arme lufte ne vendet qe gjenden nen konflikte te armatosura apo ne fazen pas tyre.
Ky eshte konkluzioni i raportit 2010 per Gjendjen e Grave neper Bote botuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara.
Sipas tij kur grate diskriminohen ato mbeten
ne pambrojtura ne raste konfliktesh dhe me pak te afta per te ndihmuar ne
rimekembjen e vendit.
Kur grate gezojne te drejta dhe mundesi ato jane me aktive per tiu
pergjigjur katastrofave dhe konflikteve.Investimi ne sektoret e kujdesit
shendetesor arsimit dhe zhvillimit social do ti benin njerezit me aktive ne
kohe teper te veshtira citon raporti.
Duke permendur me pas vende ku grate jane ne pozita te mira per te ndihmuar ne sherimin e plageve te konflikteve ne vendet e tyre.
Ketu renditen Bosnje-Hercegovina Haiti Iraku Jordania Liberia Palestina Timori Lindor dhe Uganda.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32752-raporti-i-okb-per-grate-dhunimi-i-tyre-si-arme-luftetitleRaporti i OKB per Grate Dhunimi i tyre si arme luftetheme blue nickagjencianoa