E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtarisht, Shqipëria anëtare e WBC

Shqipëria tashmë është zyrtarisht anëtare e WBC (Këshillit të Boksit Botëror), ndërsa certifikata i është dorëzuar presidentit të Unionit të Boksit Shqiptar, Ilir Bregasit, të hënën pasdite në Tiranë nga presidenti i WBC, Mauricio SulaIman. Së bashku me presidentin e Federatës italiane të Boksit Profesionit, por dhe të Federatës Europiane të Boksit Profesionit, Salvatore Kerki, është bërë dhe prezantimi i Shqipërisë si anëtare e WBC-së.

 “Jam shumë mirënjohës presidentit Bregasi për mikpritjen e ngrohtë dhe si asnjëherë tjetër. Një vend shumë i bukur Tirana dhe unë jam i bindur se i ka të gjitha mundësitë për të qenë një anëtare e denjë e ËBC-së. Për më tepër ka qenë, por tani është anëtare me të drejta të plota”.

E në fakt, Amarildo Vraja është boksieri i parë shqiptar, që më 18 qershor në Tiranë do të garojë për titullin World Boxing International Council. Por a ka potencial Shqipëria për një aktivitet më të madh dhe më të rëndësishëm në WBC, atje ku kanë qenë një sërë emrash të mëdhenj si Tajson, Frejzër, Kliçko etj?

 “Sigurisht që besojmë në aftësitë e Unionit të Boksit Shqiptar. Kam shëtitur nëpër Tiranë dhe besoj se ka ambiente shumë të përshtatshme për të bërë boks. Madje kam qenë edhe në një palestër, e cila ishte moderne për një aktivitet të tillë. Por ajo që më ka bërë përshtypje është stadiumi dhe unë premtoj se shumë shpejt do ta sjellë një aktivitet të nivelit të lartë të boksit profesionist”.

Sigurisht që më shumë se sa i kënaqur është presidenti i Unionit Boksit Shqiptar, Ilir Bregasi, për anëtarësimin e Shqipërisë në WBC.

Një përkrahje e madhe vjen nga italiani Kerki, i cili ka premtuar, së bashku me Suilaman, një sërë seminaresh që nga mjekësia tek gjyqtarët, apo dhe trajnerët.

 “E rëndësishme është që boksi shqiptar është në hartën e botës për në nivelin profesionist. Unë jam i kënaqur me çfarë kemi parë dhe do të bëjmë gjithçka për ecjen e këtij sporti në vendin tuaj në nivelin profesionist. Potencialet janë”.

Një aktivitet që kanë marrë pjesë dhe presidentët e Federatave të Boksit Profesionist nga Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Serbia etj. Por mbi rë gjitha dhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ndërsa si SulaIman, ashtu dhe Kerki janë të bindur që edhe në boks kuqezinjtë do të jenë kampion si ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›