Zelensky: Jam gati për negociata me Putinin, por nëse ato dështojnë, kjo do të thotë “një luftë të tretë botërore”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të diel se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin pë ti dhënë fund luftës.
“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte.
Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Ne duhet ta bëjmë atë. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave – në çdo rast, ne po humbasim njerëz në baza ditore, njerëz të pafajshëm në terren”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN në një intervistë ekskluzive të dielën në mëngjes.
Nga ana tjetër Lideri i Ukrainës paralajmëroi se nëse përpjekjet për negociata dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në një Luftë të Tretë Botërore.
“Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur, për të na vrarë. Dhe ne mund të tregojmë se dinjiteti i popullit tonë dhe i ushtrisë sonë që ne jemi në gjendje t’i japim një goditje të fuqishme, ne jemi në gjendje ta kthejmë kundër. Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të ruajë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”, tha Zelensky.
/rtsh.al/