Raporti i OKB-se Ballkani korridor droge ne Europe

Cdo vit në botë trafikohen 430-450 ton heroinë në tregun global të drogës që nga Mianmari deri në Meksikë e Brazil. Lajmin e bën të ditur raporti më i fundit për trafikun e drogës hartuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet. Ballkani dhe rrugët e veriut janë korridoret kryesore për trafikun e heroinës nga Afganistani drejt tregut të gjerë të Federatës Ruse dhe Evropës Perëndimore.
Rrugët e Ballkanit përshkojnë Turqinë, Greqinë, Bullgarinë, por edhe Shqipërinë e Kosovën; për të kaluar kështu nga Evropa Juglindore drejt tregut perëndimor. Trafiku përmes këtyre rrugëve arrin një xhiro vjetore me një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Në pjesën për Shqipërinë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet flet për klane familjare mafioze shqiptare, të cilat veprojnë shpesh dhe në Itali ose në bashkëpunim me krimin e organizuar italian. Kufijtë shpesh porozë të Ballkanit, bëjnë që brenda vitit drejt Perëndimit, të kalojnë nga 80 deri 85 tonë drogë të llojit heroinë, thuhet në raport.
Një ndër rrugët e trafikut është dhe ajo përmes Turqisë, ndërsa ka pasur të dhëna edhe për trafik të drogës përmes rrugëve detare e ajrore me destinacion final Bashkimin Evropian. Raporti bën të ditur se janë pikërisht vendet e Evropës Juglindore përgjegjëse për rreth 63 përqind të trafikut të drogës në kontinentin evropian.
Delina Bitraku