E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Protesta masive nese deformohet procesi i censusit

Nëse deformohet procesi i censusit, PDIU paralajmëron protesta masive. Madje kryetari Shpëtim Idrizi, ka propozuar se nese kjo ndodh ai ka bërë thirrje qytetarëve se nëse kjo ndodh atëherë duhet që ata të braktisin produktet “Made in Greece”.

“Për shkak të ndërkombëtarizimit të këtij procesi, për shkak të interesave që fqinjtë luajnë nëse prej procesit do të dalin të dhëna fiktive, atëherë kushdo që pretendon se ka një ndërgjegje kombëtare duhet të fliste. Pasojë e një censusi të padrejtë, nëse do t’u ishin hapur gjithë mundësitë fqinjëve tanë do të sillnin tërë rreziqet të mëdha për qenien tonë kombëtare. Ne s’mund të reagojmë vetëm kur këto rreziqe të shfaqen apo jetësohen. Sigurisht që ne nuk mund të presim pa fund. Dhe në rast se nuk do të shohim përparim të shpejtë, do të nisim protestat masive dhe do t’u kërkojmë gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë produktet greke”, tha Idrizi.

Në një aktivitet të përbashkët me shoqatën Çamëria dhe klubin e patriotëve, kreu i PDIU tha se censusi pritet të ketë pasoja me rrezik të lartë për shkombëtarëzimin dhe ndarjen e shqiptarëve. Idrizi tha  se të dhënat e deritanishme të censusit janë kontradiktore dhe se ai nuk është një detyrim europian apo edhe konventash. Shpëtim Idrizi kërkoi edhe largimin nga vendi për konsullin grek në Korcë, si person i pa dëshiruar.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›