E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OKB-së për armët kimike, Ban: Krim lufte në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmi kimik në Siri është krim lufte.

Ban ka paraqitur para këtij mekanizmi raportin e inspektorëve ndërkombëtarë për sulmin e 21 gushtit në Gouta të Damaskut.

Raporti thekson se provat e mbledhura mjedisore, kimike dhe mjekësore sugjerojnë se në Gouta janë përdorur raketa tokë-tokë, që kanë përmbajtur gaz sarin dhe kanë vrarë qindra njerëz.

Inspektorët nuk kanë pasur mandat të hetojnë se kush është përgjegjës për përdorimin e armëve kimike.

Ban i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të ndërmarrë masa ndëshkuese nëse presidenti sirian, Bashar al-Assad, nuk zbaton marrëveshjen SHBA-Rusi për eliminimin e armëve kimike të Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›