E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OSBE PS injoroi keshillat e nderkombetareve Qamil Xhani

Zhvillimet politike te nje viti te kaluara ne skanerin e nje prej organizatave me te rendesishme nderkombetare vleresojne se qendrimi i Partise Socialiste me bojkotin dhe protestat ka bere qe te mos realizohen reforma te rendesishme ne vend. Raporti vjetor i OSBE-se i lexuar dje ne Vjene nga ambasadori i kesaj organizate Robert Bosh ve theksin ne sjelljen e opozites ne Shqiperi dhe pasojat qe ka sjelle ajo per integrimin e vendit. Nga ana tjeter Bosh kujton dhe apelin qe i eshte bere Partise Socialiste per te hequr dore nga bojkoti i saj dhe mos votimi i ligjeve duke bere te pamundur miratimin e disa ligjeve qe kane te bejne kryesisht me reformen ne drejtesi nderkohe qe PS ka injoruar keto thirrje te nderkombetareve. Gjate gjithe vitit PS-se i eshte sjelle ne kujtese ne menyre te perseritur nga shume aktore nderkombetare se kishte pergjegjesine per te permbushur detyren e saj kushtetuese si nje opozite konstruktive dhe per te kaluar disa ligje shume te rendesishme me gjithe merine e saj. Situata e ndere politike ka bere qe pergjithesisht ata te mos i marrin parasysh keto thirrje thuhet ne raportin e OSBE-se. Ne analizen qe i behet zhvillimeve te nje viti ne raportin 13 faqesh theksohet se bojkoti i Partise Socialiste i hoqi vendit mundesine per reforma. Ne shtator 2009 PS-ja ndermori ate qe rezultoi ne nje bojkot gjashtemujor te Kuvendit duke e kushtezuar kthimin e saj me permbushjen e kushteve te lidhura me procesin zgjedhor perfshire nje rinumerim te fleteve te votimit permes krijimit te nje komisioni hetimor. Si rrjedhoje e ketij bojkoti kalimi i ligjeve te rendesishme per zbatimin e agjendes se reformave per te cilat kerkohej nje shumice e cilesuar u be de facto i pamundur thuhet ne raportin e prezantuar dje nga ambasadori i OSBE-se Robert Bosh. Dokumenti i prezences se OSBE-se ne Tirane ve ne dukej dhe zhvillimet qe jane bere ne lidhje me ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve. Raporti paraqet dhe qendrimin e mazhorances per respektimin e Kushtetutes dhe te ligjeve te vendit. Qeveria mbetet e gatshme te pranoje te gjitha kerkesat e PS-se sa kohe qe kjo nuk perfshin hapjen e kutive te votimit me pretendimin qe kjo eshte ne kundershtim me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten. Nuk eshte nevoja te thuhet qe PS-ja i hedh poshte keto argumente thuhet ne raporton e OSBE-se. Raporti vlereson se me gjithe takimet e shpeshta edhe ne prani te nderkombetareve ende nuk ka nje marreveshje per kapercimin e ngercit politik. Ndersa thekson se negociatat vazhdojne ende. Gjithashtu OSBE-ja sugjeron arritjen e nje kompromisi dhe rregullimet e bazes ligjore per zgjedhjet duke qene se standardet e zgjedhjeve shqiptare jane te ngritura ne themel mbi vullnetin e mire politik te ndertuar nga vete klasa politike.

APELI
Gjate te gjithe vitit PS-se i eshte sjelle ne kujtese ne menyre te perseritur nga shume aktore nderkombetare se kishte pergjegjesine per te permbushur detyren e saj kushtetuese si nje opozite konstruktive dhe per te kaluar disa ligje shume te rendesishme me gjithe merine e saj. Situata e ndere politike ka bere qe pergjithesisht ata te mos i marrin parasysh keto thirrje thuhet ne raportin e OSBE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›