Selmanllari Avllai me kerkoi 20 per Edi Ramen
Tirane- I jepet fund spekulimeve mediatike per deshmine e dhene nga ana e biznesmenit Rrahman Selmallari perpara prokurorise. Nepermjet nje deklarate noteriale biznesmeni Selmanllari ka rikonfirmuar serish dje deshmine e dhene prej tij tre dite me pare perpara organit te akuzes. Rikonfirmimi eshte bere nepermjet avokatit te tij Genc Gjokutaj pas komenteve te pasakta te bera dy dite me pare me deshmine e tij te dhene ne prokurori. Ne deklaraten noteriale lexohet qarte se Zoti Dritan Avllia ka kerkuar ti jepet 20 e kontrates me pronaret pasi ka marre persiper studimin e projektit dhe marrjen e lejes se ndertimit. Kerkesa e z. Avllai eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes. Ky eshte dhe thelbi i deshmise time dhene para Prokurorise. Jam i gatshem te konfirmoj qendrimin ne fjale sa here qe te jete e nevojshme. Kjo eshte nje kopje e deklarates noteriale te Selmanllarit e cila dje u shpernda per mediet nga avokati Genc Gjokutaj. Te njejten deklarate beri edhe ky i fundit gjithmone nen emrin e klientit te tij duke i dhene fund lojes mes akuzes dhe mbrojtjes ligjore. Jo zyrtarisht prokuroret e ceshtjes kane pergenjeshtruar deklaraten. Tre dite me pare Selmanllari ka sqaruar perpara dy prokuroreve te ceshtjes Ardian Braho dhe Valentin Preci se ka qene shume i kenaqur me kontributin e Avllait pasi studimi i miratuar nga Bashkia e Tiranes e ka perqendruar intensitetin me te larte te ndertimit pikerisht ne zonen e kontraktuar prej tyre. Hetimet ne lidhje me kete ceshtje erdhen pas deklaratave publike te bera nga ana e deputetes Albana Vokshi. Diten e djeshme ne Prokurorine e Tiranes nuk eshte marre ne pyetje asnje person.
Hetimet
Per ndertimin e kompleksit te banimit ne zonen e Liqenit Artificial jane marre ne pyetje deputetja e PD-se Albana Vokshi deputeti i PS-se Erjon Brace biznesmenet Kujtim Hasa dhe Ylber Cani si dhe Dritan Avllai te cilet kane shpjeguar gjithcka per te cilat kane pasur dijeni.