E Enjte, 5 Nëntor 2026

Raporti i OSBE, ambasada e SHBA: Institucionet të shqyrtojnë rekomandimet për përmirësimin e zgjedhjeve

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për raportin final të OSBE mbi 25 prillin. Në reagimin e ambasadës thuhet se raporti përfundimtar i përmbahet atij paraprak, në të cilin procesi u vlerësua transparent dhe i qetë. Ambasada nxit institucionet përkatëse të shqyrtojnë rekomandimet e raportit për të përmirësuar zgjedhjet në vendin tonë.

“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›