Raporti i OSBE për Shqipërinë: Progres ose mllef politik

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth
Në parashikimin që ambasadori Volfarth bën për mundësinë e bashkëpunimit mes forcave politike deri në mesin e vitit 2013, ai shprehet se dritarja e mundësive për reforma është e vogël.Në këtë përfundim ai arrin duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm do të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. Duke pasur parasysh zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012 dhe një ashpërsim të mundshëm të debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, dritarja e mundësive për reforma, duke filluar nga tani deri në mesin e viti 2013, është e vogël. Nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Për ta shmangur një skenar të tillë, liderëve politikë në Tiranë do tu duhet të përmbushin angazhimet e marra, thotë ambasadori në raportimin përpara Këshillit të Përhershëm. Në përfundim të fjalës së tij prej 10 faqesh, Volfarth shprehet se forcat politike kanë vetëm dy rrugë: ose të vazhdojnë reformat, ose të mbeten peng i mllefit politik. Mesazhi është i thjeshtë: Mjaft kohë është humbur deri tani. Nëse vërtet doni tí tregoni publikut shqiptar dhe partnerëve tuaj ndërkombëtarë se i merrni seriozisht përgjegjësitë dhe detyrimet tuaja, atëherë na duhet të shohim një kthim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në gjuhën e dialogut, si dhe një vullnet të sinqertë për kompromis, me qëllim çuarjen përpara të axhendës së reformave. Viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë: në drejtim të reformave, progresit dhe prosperitetit kombëtar, apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik. Çështja është shumë e thjeshtë. Zgjidh e merr!, thekson diplomati i OSBE.
Kritikat
Në të njëjtën kohë ai kritikon opozitën për qëndrimin bojkotues ndaj institucioneve të mbajtur gjatë dy viteve të fundit. Sipas ambasadorit, Partia Socialiste nuk kreu detyrën e saj kushtetuese për të kontrolluar punën e qeverisë. Sa i përket Kuvendit, me gjithë thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për tiu rikthyer pa kushte Kuvendit, mospranimi i PS-së për ta bërë këtë kontribuoi në pamundësinë e Kuvendit për të vazhduar reformat. Si pasojë e mungesave të saj të shpeshta dhe të gjata në kohë, PS-ja nuk arriti të kryente detyrën e saj kushtetuese për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur për zgjedhjet për qeverinë vendore. Lidhur me rolin e opozitës thuhet gjithashtu se ajo shmangu në mënyrë të përsëritur çdo përpjekje serioze për një angazhim politik konstruktiv në Kuvend.
Gërdeci
Pjesë e raportit të Eugen Volfarth janë edhe ngjarjet e Gërdecit të ndodhura 3 vjet më parë. Ambasadori kritikon mënyrën se si po shkon gjyqi duke shtuar se mungesat e avokatëve janë një abuzim me procesin ligjor. Çështja gjyqësore e Gërdecit në lidhje me shpërthimin në një punishte të çmontimit të municioneve afër Tiranës në vitin 2008, në të cilin mbetën të vrarë 26 veta, ka vazhduar pa ndonjë shenjë përfundimi. Procesi gjyqësor në këtë rast nuk është zhvilluar në përputhje të plotë me parimet e gjykimit të drejtë. Ndonëse një i akuzuar duhet të ketë të drejtën themelore të mbrojtjes ligjore, mosparaqitja e përsëritur e avokatëve mbrojtës në seancat gjyqësore përbën një abuzim të qartë me procesin ligjor, thekson Volfarth. Sipas tij, vonesat e mëtejshme veçse do të cenojnë besimin aq të nevojshëm të publikut te shteti i së drejtës. Kjo situatë meriton disa përgjigje konkrete, në mënyrë që të nxirren disa mësime.
Raporti i ambasadorit të OSBE
. Nga këndvështrimi shqiptar, arritja më e spikatur kombëtare ishte, pa diskutim, heqja e regjimit të vizave Shengen për qytetarët me pasaporta biometrike, më 15 dhjetor 2010. Deri më sot, qytetarët shqiptarë kanë treguar se e kanë merituar besimin që u është dhënë nga të gjitha vendet e zonës Shengen.
. Vetëm kur të gjitha palët të fillojnë të kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh në qeveri dhe çfarë do të thotë të jesh në opozitë në një sistem demokratik, do të mundet Shqipëria të bëjë një përparim domethënës në axhendën e reformave.
. Të gjitha palët politike duhet ta lexojnë raportin e OSBE/ODIHR-it në tërësinë e tij, duke shmangur tundimin për të përzgjedhur elementet që u pëlqejnë apo ato që nuk u pëlqejnë. Rekomandimet që përmban ky raport, si edhe ato të raportit të vitit 2009, tani duhet të shndërrohen në një reformë të suksesshme zgjedhore.
. Ekziston, gjithashtu, edhe një nevojë urgjente për të pasur një Kod Zgjedhor, të cilin të gjitha palët të mund ta lexojnë njëlloj. Duke pasur parasysh zvarritjen e shpeshtë të reformave të mëparshme zgjedhore dhe zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi, të planifikuar për në vitin 2012, ende ekziston potenciali për sfida të mëtejshme.
. Megjithëse pati një sërë përpjekjesh të koalicionit qeverisës për të reformuar Rregulloren e Brendshme të Kuvendit, këto ndryshime u duk sikur kishin si objektiv vetëm disa fusha të kufizuara të jetës parlamentare dhe, përveç kësaj, nuk u miratuan me konsensus.
. Përfaqësimi i grave në pozicione të larta në partitë politike është në shifra modeste, me përjashtim të vetëm disa rasteve. Sa u përket zgjedhjeve, numri i grave të zgjedhura prapë nuk arriti nivelin e pritur, megjithëse ishte vendosur një kuotë gjinore. Kjo tregon se partive kryesore politike u mbetet ende shumë punë për të bërë për të promovuar gratë në politikë.
Shala, për herë të fundit në Kolegj, PD kërkon pavlefshmëri
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të përballen sot për herë të fundit në Kolegjin Zgjedhor për komunën e Shalës. Në orën 9:30 është programuar të zhvillohet seanca gjyqësore pas padisë që ka bërë PD-ja, e cila kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në këtë komunë. Në mbledhjen e 2 qershorit në KQZ, padia e PD-së u rrëzua për shkak se mori vetëm katër vota pro dhe dy kundër, ndërkohë që për pavlefshmëri të zgjedhjeve duhen pesë vota pro. Relatore e çështjes është zgjedhur gjyqtarja Entela Prifti. Sipas kërkesës së përfaqësuesve të PD-së, në zgjedhjet e fundit, më 21 gusht, në Qendrën 0119, kishin votuar dy banorë të komunës që nuk ishin në listën e zgjedhësve, por që kishin marrë pjesë në votim me vendim gjykate. Një tjetër pretendim i demokratëve ka të bëjë me faktin se nuk kanë votuar 16 qytetarë, të cilët kanë pasur gabime të shkronjave të emrit ose mbiemrit në listën e votimit. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës në Komision e kundërshtuan këtë pretendim me arsyetimin që banorët kanë votuar në bazë të vendimit të institucioneve të Drejtësisë. Zgjedhjet u zhvilluan më 21 gusht dhe pas tyre rezultoi në krye kandidati i PS-së, Balë Vuksani, me 644 vota, kundrejt të djathtit, Dedë Tonaj, që mori 642 vota.
E debatueshme heqja e imunitetit me deklarata
Sipas Prezencës së OSBE-së, është e debatueshme mënyra se si hiqet imuniteti në vendin tonë. Duke përmendur ndryshimin e ligjit në Parlament, Misioni thekson se deputetët tashmë mund të heqin dorë nga imuniteti i tyre në rast të ndjekjes penale për akuza për korrupsion, duke nënshkruar një deklaratë individuale në fillim të mandatit të tyre. Megjithatë, imuniteti mbetet prerogativë e Kuvendit dhe jo e një deputeti të vetëm. Kështu, një deputet nuk mund të autorizojë një ndjekje penale, ashtu sikurse as Kuvendi nuk mund të japë një autorizim ex ante për këtë qëllim. Prandaj, miratimi nga ana e Kuvendit e një dispozite të tillë mbetet i hapur për debat,