E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i SHKB: Policia keqmenaxhoi protestën e 21 janarit

Ministria e Punëve të Brendshme

Ndryshimet tek drejtuesit e Policisë së Tiranës, që fillimisht u menduan si pasojë e krimeve tronditëse të ditëve të fundit, në fak kanë ardhur si rezultat i punës së dobët të saj në protestën e 21 janarit.

Kjo është evidentuar në raportin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. SHKB, e cila është organizëm brenda Ministrisë së Brendshme, inspekton punë e të gjitha strukturave të Policisë së Shteti dhe vëren nëse ajo është në përputhje me legjislacionin dhe standardet e kërkuara.

SHKB ka nxjerr përfundimin se Policia e Shteti nuk ka mundur dot të menaxhojë situatën në protestën e mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku mbetën të vrarë katër demonstrues.

Në raport thuhet edhe për çorietimin e policisë në shpërndarjen e protestuesve, ku gazi lotsjellës më shumë dëmtoi forcat e policisë se sa njerëzit e grumbulluar për protestë. Gjithashtu nënvizohet edhe rreshtimi i forcave të policisë shumë orë para nisjes së protestës, gjë e cila solli lodhjen e tyre.

Gjithashtu SHKB ka zbuluar se ish-drejtori i Policisë së Tiranës Sajmir Muça i ka kërkuar Gardës së Republikës që të ndalë sulmin me armë ndaj protestuesve.

Në ndryshimet e bëra pak ditë më parë ,Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muça u transferua në postin e Kancelarit në Akademinë e Rendit dhe në vend të tij u emërua, Bernard Çaushaj.

Dorian Muça nga zv.drejtor u emërua Drejtori i Seksionit të Pastrimit të Parave. Në vend të tij u caktua Arjan Kurti. Si zv.drejtor i dytë është emëruar Gazmend Hamitaj. Ndërsa Gjergji Jorgo u emërua Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›