Irani ndalon shitjen e kukullave The Simpson
Irani ka ndalur shitjen e kukalve të The Simposon. Për këtë ndalim nuk ka ndonjë shpjegim të qartë por autoritetet nuk kanë marrë një hap të tillë për filmat me kartona si Superman apo Spiderman.
Spiderman dhe Superman janë autorizuar për tu shitur pasi ata ndihmojnë njerëzit e shtypur dhe kanë një qëndrim pozitiv, thuhet një njoftim.
Teherani ka ndalur gjithashtu shitjen e kullave Barbie si edhe të disa lojërave elektronike.
Irani që prej revolucionit islamik të vitit 1979 është përpjekur të luftojë ndikimin e kulturës perëndimore. Pavarësisht kësaj shumë libra, filma, kanale televizive vazhdojnë të shiten dhe shihen në fshehtësi edhe pse kjo gjë është e ndaluar me ligj.