E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti i SPAK për 2024-n: Rritje në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka publikuar raportin vjetor të dërguar në Kuvend dhe që është bërë publik në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Referuar raportit vjetor të SPAK, ky institucion bën të ditur se ka ruajtur të njëjtin trend pozitiv edhe në qasjen pro aktive të hetimeve dhe gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht.

SPAK thekson në raport se është rritur niveli i bashkëpunimit dhe të besueshmërisë të autoriteteve të huaja ligj zbatuese ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“SPAK ka ruajtur të njëjtin trend pozitiv edhe në qasjen pro aktive të hetimeve. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore. Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja. Nga ana tjetër ky trend pozitiv, tregon për një rritje të nivelit të bashkëpunimit dhe të besueshmërisë të autoriteteve të huaja ligj zbatuese ndaj Prokurorisë së Posaçme”, shkruhet në raportin e SPAK.  

Gjithashtu SPAK shpjegon se lufta kundër krimit të organizuar për vitin 2024 ka shënuar arritje të rëndësishme të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale si dhe numri i personave që janë nën hetim.  

Më tej SPAK thekson edhe se si ka vepruar në luftën kundër korrupsionit, ku sipas këtij institucioni ka ndjekur qasjen aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Kështu sipas SPAK për vitin 2024 “rezultojnë të jenë nën hetim 33 – ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve”

“Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33 – ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve”, thuhet më tej në raportin e SPAK.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›